Audioguidat, një mik virtual për ju nëpër Tiranë

17 Nëntor, 2021 || 527 views

Teknologjia na ka dhënë tashmë gjithçka në pëllëmbë të dorës. Në çastin kur për herë të parë patëm në dorë një celular e pas shumë vitesh, patëm në dorë internetin, asgjë nuk ishte më e pamundur.

Audioguidat si shërbim turistik janë procese që aplikohen nëpër muze, kur në mungesë të ciceronëve përkatës, një turist mund të dëgjojë në gjuhën e tij ose në anglisht informacionin që përcjell muzeu përkatës. Me një pajisje të vogël në dorë e kufjet në vesh, turisti shëtit nëpër muze dhe dëgjon historistë apo informacionin, duke vizituar pavionet me radhë.

Sot djem të talentuar e të dhënë pas teknologjisë, po hapin shtigje të reja edhe në këto fusha, duke i kombinuar me njëra-tjetrën.

Sadi Lika, djali që ka ndërmarrë një sërë nismash, shumica e tyre të bazuara në teknologji ose veprimtari miqësore me mjedisin, ka menduar që të sjellë si shërbim të ri në turizëm Audioguidat – shoqëruesit virtualë që do t`ju udhërrëfejnë Tiranën, teksa ju shëtisni me biçikletë, mundësisht elektrike, nga ato të LikSad e-Bike.

Sadi Lika, djali që ka ndërmarrë një sërë nismash, shumica e tyre të bazuara në teknologji ose veprimtari miqësore me mjedisin, ka menduar që të sjellë si shërbim të ri në turizëm Audioguidat – shoqëruesit virtualë që do t`ju udhërrëfejnë Tiranën, teksa ju shëtisni me biçikletë, mundësisht elektrike, nga ato të LikSad e-Bike.

“Shumë turistë të huaj kur merrnin biçikletë me qira pranë LikSad e-Bike, më pyesnin për sugjerime se në cilat destinacione mund të shkonin. Në pamundësi për t’i shoqëruar, lindi nevoja e krijimit të audioguidave. Falë këtij inovacioni çdo vizitor me anë të një aplikacioni mund vizitojë atraksionet turistike si dhe mund të zgjedhë midis kategorive si psh Tur Kulturor, Tur Historik, Tur në Periferi, Tour në Park etj.”, thotë Sadi.

Audioguida të shoqëron dhe të drejton në hartë gjatë të gjithë turit dhe në çdo atraksion turistik me anë të audios që të jep shpjegime.

Falë audioguidës, vizitori nuk është më i kufizuar nga numri i guidave fizike për të vizituar një qytet. Fillimisht do të ofrojmë Tiranën por dëshira dhe ëndrra, është të mbulojmë gjithë Shqipërinë

Për të blerë audioguidat tona, mjafton të vizitoni websitin tonë www.liksad.com

Aty ka shpjegime të mjaftueshme që të orientojnë shumë thjesht drejt informacionit që do.

Sepse ti i dashur turist, nuk mund të largohesh nga Tirana pa mësuar gjithçka për të, vetëm e vetëm se nuk gjete dot një udhërrëfyes që të të shoqëronte në udhëtimet e tua!