Albanian Gastronomy Academy aktiviteti për të nxitur punësimin e të rinjve

27 Dhjetor, 2022 || 77 views

Në kuadër të trajnimeve organizuar nga Albanian Gastronomy Academy (AGA) në kuadër të projektit #skills4twintransition, organizuam eventin e fundvitit me kursantet e këtij programi, 📍 në qytetin e Shkodrës. 👩🏻‍🍳 🧑🏼‍🍳

Me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, ky event u organizua në qendër të qytetit në këto ditë festive, për të nxitur punësimin e të trajnuarve si dhe promovuar këtë nismë që financohet nga Qeveria Gjermane

 

nëpërmjet GIZ/ProSEED në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe zbatohet nga Albanian Gastronomy Academy (AGA).

 

 

“Turizmit Shkodran duhet t’i bashkëngjisim një element shumë të fortë siç është kulinaria dhe gastronomia jashtëzakonisht interesante e territorit tonë.

 

Ishte ky mesazhi që përcolla në aktivitetin e organizuar sot në pedonalen e Shkodrës në kuadër të trajnimeve organizuar nga Albanian Gastronomy Academy (AGA) në kuadër të projektit #skills4twintransition.

 

I dhamë mbështetje këtij aktiviteti për të nxitur punësimin e të trajnuarve si dhe promovuar këtë nismë që financohet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ/ProSEED dhe që zbatohet nga Albanian Gastronomy Academy (AGA).