Albanian Excellence   dhe Travel Magazine Balkans  krijojnë Çmimet   “ Turizëm- Grand  Excellence ”

May 11, 2023 || views

-Grand Gala do të zhvillohet më 29 shtator në Tiranë –

Tiranë,  11 Maj/Travel/.- Albanian Excellence  dhe Travel Magazine Balkans, vendosën në  Tiranë,  krijimin e  Çmimeve  të përvitshme “ Turizëm- Grand  Excellence ”, me qëllimin e rinjohjes së personave, ndërmarrjeve, institucioneve në industrinë e  turizmit mbarëshqiptar, të cilët janë lider  dhe kanë frymëzuar  dhe transformuar mënyrën e të bërit turizëm në Shqipëri  dhe kudo që ka shqiptarë dhe që flitet shqip.

 

Pas nënshkrimit të një memorandumi të përbashkët, mes Albanian Excellence dhe Travel Magazine Balkans,  në mjediset e Mondial Hotel, dy drejtueset përkatëse të këtij projekti, Flora Nikolla dhe Flora Baba , cilësuan se Çmimet  “Turizëm – Grand  Excellence ”, kanë në fokus dy qëllime kryesore:  evidentimin e eksperiencave të suksesshme  dhe praktikat më të mira të turizmit respektiv në Shqipëri,  duke ndikuar pozitivisht në aktorët e kësaj industrie si dhe   kultivimin e një kulture ekselente në industrinë turistike, të orientuar nga cilësia dhe qëndrueshmëria.

Ceremonia e dorëzimit të çmimeve do të organizohet në Tiranë, në datë 29 shtator 2023, ndërkohë që  po punohet për të gjetur modalitetet më të mira për vendin se ku do të organizohet ky aktivitet mbarëkombëtar.

 

Flora Nikolla, themeluese dhe drejtore Ekzekutive e Albanian Excellence  e konsideroi Albanian Excellence,  një qendër profesionalisht të  saktë për këtë aktivitet duke vënë  në dispozicion emrin e saj dhe të drejtën e njohur nga shteti shqiptar  për të nderuar e vlerësuar përmes gjykimit të saj çmimet e Ekselencës mbarëshqiptare dhe kudo ku ka shqiptarë të suksesit. Si markë e njohur nga shteti shqiptar, Albanian Excellence,  do të konfirmojë përmes këtyre çmimeve një gjykim objektiv, bazuar në vlerën dhe përgjegjësinë sociale”, tha ajo.

 

“Përmes këtyre çmimve,mendojmë dhe gjykojmë t’i japim një vlerësim të drejtë e real  turizmit në Shqipëri , duke i dhënë një hop përpara kësaj industrie”, cilësoi Nikolla,  gazetare e skenariste me një përvojë mbi 30-vjecare në shtypin shqiptar.

Flora Xhemani Baba, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Travel Magazine Balkans, u shpreh se Travel Magazine Balkans, vendos në dispozicion të këtij aktiviteti emrin e saj, si njohëse dhe eksperte e një niveli të lartë dhe objektiv të industrisë së turizmit mbarëshqiptar.

“ Si revistë dhe databazë me prestigj,  Travel Magazine Balkans, do të konfirmojë përmes këtyre çmimeve një gjykim objektiv, bazuar në vlerën dhe përgjegjësinë sociale si dhe do të realizojë të gjithë bazën e marketingut që do të shërbejnë për ngritur të gjithë këtë piramidë vlerash në turizmin mbarëshqiptar”, cilësoi Baba,një nga gazetaret e njohura e me përvojë në fushën e turizmit në Shqipëri.

Me qëllim mbarëvajtjen sa më efikase të këtij aktiviteti  do të krijohet faqja  “Turizëm Albanian  Excellence”, faqe ku do të pasqyrohen të  gjitha aktivitetet, lajmet, çmimet, intervistat, dokumentacioni përkatës që ka lidhje me këto çmime. Po ashtu  me qëllim mbarëvajtjen  e  këtij aktiviteti do të krijohet logoja përkatëse e çmimeve Turizën – Albanian Excellence.

Sipas organizatorëve në këtë konkurim mund të marrin pjesë të gjithë personat fizikë,  sipërmarrje të njohura ligjërisht në Shqipëri,  sipas natyrës së mëposhtme: operatorë turistikë, resorte, hotele, aeroporte, porte,  DMC’s (Destination Management Company),  organizata joqeveritare, guida (udhërrëfyes),  agjenci udhëtimi, në përputhje me kategorinë që aplikon.

 

Të interesuarit në pjesëmarrje ,mund të aplikojnë në faqen e Turizëm Grand Excellence,  deri në dy kategori me mundësinë për të fituar një. Për të marrë pjesë rekomandohet që personat të jenë të gatshëm që të marrin pjesë në ceremoninë e çmimeve që do të zhvillohen në qytetin e  Tiranës më 29 shtator 2023.  Pjesëmarrësit duhet të konfirmojnë apo mbyllin pjesëmarrjen të paktën tre javë përpara organizimit të ceremonisë.

 

Më poshtë po  japin listën e çmimeve që parasheh ky konkurrim:

1-Çmimi  i madh

2-Resorti bregdetar më i mirë

3-Turi operator më i mirë

4- Resorti më i mirë SPA

5-Resorti më i mirë Alpin

6-Hoteli më i mirë Ekoturistik

7-Bashkia  e madhe më e mirë

8-Bashkia e vogël më e mirë

9-Inovacioni i Turizmit

10-Kompania më e mirë e Transportit

11-Itinerari më i bukur

12-Eventi/Festivali më i mirë

13-Kompania më e mirë për turizëm dentare

14-Biznes Butik-Hotel

15-Cmimi i Mikpritjes

16-Agroturizmi më i mirë

17- Kantina më e mirë e verës

18-Kompania  më e mirë ajrore

19-Produkti më e mirë turistik

20- Shefi më i mirë

21-Shtegu më i bukur malor