A do ketë turizëm në vitin 2020?

April 10, 2020 || views

Nga Ismail Hoxha ~ Discover Albania

Ka shume arsye qe vendosa te ndaj mendimin tim per kete ceshtje mjaft te rendesishme dhe mbi te gjitha te prekur me se shumti nga Covid-19.

Nder arsyet kryesore eshte fakti, qe mendoj qe megjithese te gjithe e kuptojme qe eshte sektori me i prekur, perseri ne paketen financiare te marsit u la pas dore (personalisht mendoj qe u harrua, duke mos patur lobimin e duhur nga perfaqesuesit e turizmit). E shoh mjaft te rendesishme per te qene me te bashkuar dhe per te lobuar per kete industri, qe vertete ne Shqiperi eshte ne hapat e pare, por motorret sapo ishin ndezur.

Nje tjeter arsye eshte per te shprehur mendimin dhe opinionin tim pozitiv, ne nje kohe qe shumekush duket skeptik dhe pesimist per industrine e turizmit. Ndoshta nga ardhja e pranveres, a ndoshta nga eksperienca per t’i pare gjerat me pa emocion dhe duke besuar qe gjithcka do behet me mire. Une nuk besoj qe ky vit do jete me i mire se viti qe kaluam, por me masat e duhura mund te jete nje vit si 2018. Personalisht mendoj qe po mos te kishte ndodhur Covid-19, Shqiperia do kishte rreth 30% rritje ne sektorin e turizmit keto vitet e ardhshme, por tashme jemi para ketij fakti dhe duhet te marrim masa.
Nje tjeter arsye mund te jete edhe shprehja popullore “Kur ske pune, luan deren”.

Sigurisht qe gjate kesaj pandemie cdo biznes eshte prekur dhe eshte demtuar, 95% e tyre pa perjashtim, por turizmi eshte bllokuar me shume sepse nuk lejohet levizja, dhe mbi te gjitha, edhe kur te filloje levizja, hoteleria dhe agjensite do jene te fundit qe do hapen, e akoma me teper kufijte do hapen shume me vone pasi te jete hapur gjithcka ne Shqiperi. Pse duhet ndihmuar? Sepse investimi ne turizem eshte rritje e ekonomise. Kur flasim per industrine e incoming; eshte e ardhur qe e merr Shqiperia nga jashte, dhe nuk eshte qarkullim i brendshem. E thene pak me thjeshte: nga te gjitha te ardhurat qe merr Shqiperia nga Eksporti i mallrave dhe sherbimeve, 46% jane nga turizmi (turiste te huaj qe vijne edhe shpenzojne ne Shqiperi), ndaj eshte i rendesishem.

Organizata Boterore e Turizmit eshte shprehur qe turizmi eshte sektori qe eshte prekur me shume, dhe do kete 20-30% renie nga viti 2019, dhe kjo deklarate eshte per momentin qe po flasim sot, pa e ditur se si do te zhvillohen ngjarjet, ndoshta mund te thellohet edhe me teper, ne se nuk marrim masat e duhura. Shqiperia ka arritur te marre masat e duhura per Covid-19, tashme duhet te pergatitemi te marrim masat per turizmin. Ne se e ushqen nje person me nje peshk e ke ushqyer per nje dite, ne se e meson te peshkoje, e ke ushqyer per tere jeten. Kjo duhet te jete edhe filozofia e Qeverise per sektorin e turizmit, ta mbeshtese qe te gjithe kete progres qe kemi bere ne gjithe keto vite, mos te na shkoje dem dhe ta suportoje qe te dalim edhe me te forte dhe me te qendrueshem nga kjo situate. Paga e luftes eshte nje mekanizem qe e ushqen per nje dite, turizmi ka nevoje per masa te organizuara qe do zhvillojne kete industri ne kete sezon te veshtire.

1. Te ngreje nje grup pune vetem per kete industri, duke qene me pjesemarres nga Hoteleria, Agjensite Turistike, Operatore Turistik, Guida, Bujtina, muze dhe te gjithe elementet e perfshire. Do sugjeroja fort, qe te marre njerez ekspert dhe qe merren me kete pune dhe jo persona qe nuk e kane idene se si funksionon turizmi ne Shqiperi dhe nuk kane qene kurre te perfshire. Ky grup te hartoje planin e masave emergjente dhe mbeshtetjen qe kerkohet nga qeveria. Organizata Boterore e turizmit ka dale me nje “Call for Action” duke sugjeruar planin e masave, ne duhet te bejme te njeten gje.

2. Te percaktoje skenaret se si do shkoje kjo situate. Sigurisht qe nuk eshte kaq e thjeshte, por e sigurte eshte qe levizja midis shteteve do te marre pak me shume kohe se sa duhet. Vende te ndryshme te botes kane nxjerre skenaret se si do shkoje dhe cfare duhet te bejne. Kete gje t’ua beje te ditur te gjithe elementeve te turizmit bashke me sugjerimet dhe mbeshtetjen, qe te dijne se si te mbrohen. Te mos harrojme qe Turizmi ne gjithe boten, 80% i ka biznese te vogla dhe te mesme, ne Shqiperi ndoshta eshte 90% biznese te vogla, qe nuk kane mundesi te dine se si do shkoje kjo situate. Jane te pafundme telefonatat nga Agjensi turistike, Guida, Hotele, Bujtina qe marr duke me shprehur shqetesimin se si do shkoje kjo pune, kur fare mire mund te kishim nje organizim dhe te gjithe te ishin te orientuar.

3. Ka pafund agjensi qe merren me outgoing qe kane bllokuar garanci financiare per vitin 2020 dhe tashme nuk mundet te marrin mbrapsht kete bllokim. Nje seance mbeshtetese nga ekspertet ligjore per te mitiguar sa me shume kete ceshtje. Gjithashtu nje mbeshtetje per kontrata me incoming qe te mbrohen sa me mire, sepse kompanite e huaja qe kane kontrata me agjensi dhe hotele ne Shqiperi po bejne gjithcka qe te marrin garancine 100%. Kjo nuk kerkon as kohe te madhe per te reaguar e as para per te shpenzuar, por kursen shume para dhe nuk bllokon shume operatore turizmi. Per te gjitha kontratat qe do shtyhen per vitin tjeter, te perdoret garancia financiare nga qeveria dhe te jete pa interes.

4. Kete vit turizmi do flase Shqip. Skenari me i mire, nuk i hap kufijte me Ameriken dhe Europen para fundit te qershorit, e thene kjo, deri ne shtator nuk presim turiste te huaj per kete vit, pervec se ndonje rasti sporadik, ngjan shume keq, por nuk eshte kaq rende ne makro.

Sipas INSTAT ne vitin 2018 kemi patur 5,927,000 turiste, mesatarisht kane kaluar 4.3 nete ne Shqiperi dhe kane harxhuar 52 Euro ne dite. Gjithashtu kemi patur rreth 6,000,000 shqiptare qe kane udhetuar jashte me nje mesatare 5.9 Ditesh dhe kane harxhuar mesatarisht 46 Euro.

Shenim: Shifrat jane statistikore se ne nuk kemi patur kurrsesi 6 milion turiste dhe nuk kemi 6 milion shqipetare qe kane dal jashte, por rezultati qe hyrjet me daljet jane te peraferta eshte i drejte. Keto jane te dhena me shume per hyrje daljet, por se sa shpenzojne vendasit dhe te huaj eshte e sakte.

Pra kete vit do te fokusohemi vetem tek tregu vendas, kete vit do te flasim shqip. Te pakten deri nga fundi i gushtit.
Nje statistike qe lidhet me turizmin eshte e tille. Ne Shqiperi ka rreth 100,000 shtreter (duke perfshire edhe bujtinat dhe akomodimet private) dhe sezoni ne rastin me te mire eshte 90 dite. Nje turist mesatarisht kalon 5 dite ne pushime. Pra: jane 1,800,000 turiste qe na duhen per te plotesuar oferten e tregut. Sigurisht qe rreth 1.3 jane shqiptare qe ne nje menyre ose ne nje tjeter bejne pushime ne (100,000) shtreter jane llogaritur nga jugu ne veri dhe per te gjitha shtresat.

5. Kosova flet shqip. Sido qe te shkojne masat e covid, mendoj qe kufijte me Kosoven duhet qe te hapen sa me shpejt midis ketyre dy shteteve, duke qene se edhe Kosova me masat e Covid eshte ne hapat tone. Nga ketu do kemi mundesi qe te thithim rreth 500,000 turiste per te plotesuar oferten vendase. Gjithashtu mund te jene edhe vende te tjera te Ballkanit qe mund te jene ne te njejtat hapa me ne persa i perket Covid 19. Te kemi parasysh qe Kosova duhet ta kete ne fokusin e vet kete, sepse jam i bindur qe Mali I Zi po ben nje plan te tille dhe po mendon qe Ulqini te jete destinacion turistik i Kosoves. Dhe ne se gjithcka shkon mire, do kemi mundesi edhe Shtatorin dhe Tetorin qe ta perdorim per turistet e huaj nese hapen kufijte ose per shqiptaret qe nuk kane patur mundesi qe te vijne.

6. Nje mekanizem nga Qeveria qe te motivoje vendasit qe te bejne pushime. Duket sikur do jete shume e veshtire qe pas Termetit dhe pas Covid, te kete shqiptar qe ka disa para menjane per pushime, e aq me teper per dite leje nga puna, ku pjesa me e madhe e kompanive keto dite pushimi po ja quan leje. Te merren masa qe nga periudha 15 Maj deri me 15 Tetor cdo person duhet te beje minimalisht 10 dite leje, nga keta te pakten 5 dite duhet te jene bashke.

Shume kush nga ne jam i bindur qe ka mendime te ndryshme dhe opinione te ndryshme se si duhet te zgjidhet kjo situate, ju lutem ndani mendimin tuaj per kete ceshtje.

Mbi te gjitha, te gjithe duhet te mendojme te qendrojme ne shtepi sot, qe te udhetojme neser!

Shnosh!