Thethi në optikën e vajzave! Tur treditor për fuqizimin e femrave

November 6, 2020 || views

VIS Albania organizoi një kamp treditor për fuqizimin e femrave në Theth, si pjesë e projektit “Connecting Rural Youth Across Borders II“, financuar nga

Regional Youth Cooperation Office – RYCO

Një grup prej 13 vajzash nga Malësia e Madhe vizituan Thethin, ku falë një guide ekspert në biodiversitet (Pavlin Polia), patën mundësinë të vizitonin bukuritë natyrore lokale dhe të zbulonin veçoritë e natyrës që dallojnë këtë vend magjik. Dy ditët e para i ishin kushtuar trekking, ndërsa ditën e fundit eksperti i biodiversitetit mbajti një trajnim me vajzat.

Thethi është një prej destinacioneve më të vizituara në vjeshtë, për shkak të natyrës përrallore, e cila krijon panorama vërtet magjike. Edhe pse me kalimin e viteve, shumë të rinj i janë drejtuara maleve e po zbulojnë shtigje të reja, Thethi mbetet pa dyshim më i bukuri. Me spote të spikatura si Ujvara e Grunasit, Kisha e Thethit, Kulla e Ngujimit, Syri i Kaltër, Vaskat e Gurta, Ura mbi Kaprej, Thethi konkuron denjësisht çdo destinacion natyror në vjeshtë.
ERA group
NGO Green Step