Turet Kulinare Shqiptare, një udhëtim nëpër shijet dhe aromat e Shqipërisë Tradicionale

October 22, 2019 || views

Të dashur lexues!

Këtë herë kemi menduar që dashurinë për turizmin t`jua përcjellim nëpërmjet stomakut, me Albanian Food Tours, duke ju sjellë turet më të mira të kulinarisë shqiptare, përmes programeve të ndërtuara nga agjenci, organizata, shoqata e grupime por edhe individë, madje ju kemi sjellë edhe ture të ofruara përmes sugjerimit të vetë turistëve për vendet ku ata kanë mbetur më të kënaqur.
Sot turizmi gastronomik është trendi i momentit; kudo nëpër botë turistët udhëtojnë vetëm për të provuar shije të reja e unike që nuk i gjejnë tjetërkund përveçse në vendin që i ofron ato, ushqime të rritura në natyrë, larg modifikimeve gjenetike e trajtimeve kimike, që kanë ngopur botën. Dhe Shqipëria është pikërisht vendi i duhur për të ofruar ushqim të shijshëm, natyral, rritur në kushte shtëpie apo në ferma të vogla, duke risjellë në jetë recetat e dikurshme që identifikojnë qartë çdo zonë të saj përmes artit kulinar. Një pasuri e paçmueshme, një pjesë të vogëlë të së cilës e kemi sjellë në këto ture kulinare. Por mbi të gjitha ju të dashur turistë mund t`i shijoni këto thesare gastronimike me çmime vërtet konkuruese në raport me të gjitha destinacionet e tjera të Europës, madje edhe të Rajonit.
Kështu që, mirëse të vini në Sofrën e Pasur Shqiptare!

Në artikujt në vazhdim të kësaj rubrike, do t`ju ofrojmë dhjetëra destinacione kulinare, përmes turesh të detajuara ose artikujsh të hollësishëm, ku do t`ju shpalosim të gjitha shijet dhe aromat e kuzhinës shqiptare modern e tradicionale, që mund ta gjeni të shtruar në çdo cep të Shqipërisë sonë të bukur.

Ndërkohë, klikoni Travel Magazine nr 25, për të lexuar të plota Turet Kulinare që ju kemi ofruar aty.