14 – 17 Nëntor: Tirana Street Food Festival

30 Tetor, 2019 || 574 views

A keni plane për datat 14-17 Nëntor? Nëse jo, atëhere ejani në Tiranë, në festivalin e gjyrave dhe shijeve, në Tirana Street Food Festival. Nuk ka rëndësi nëse jeni apo jo përdorues të ushqimit të rrugës. Ushqim i rrugës nuk do të thotë domosdoshmërisht jo i shëndetshëm por një kulturë e tërë, përhapur në çdo vend të botës.

   

 

Lexoni pak më shumë:

Rrënjët e ushqimit në rrugë mund të na kthejnë në histori. Besohet se për herë të parë shitja e ushqimit në rrugë si; peshq të skuqur të vegjël, u shitën në rrugë në Greqinë antike. Ushqimi në rrugë konsumohej gjerësisht nga banorë të varfër urbanë edhe të Romës antike, shtëpitë e banimit të të cilave nuk kishin furra apo vatër.

Në Kinën e lashtë, ku ushqimet në rrugë u përkisnin përgjithësisht të varfërve, banorët e pasur do t’i dërgonin shërbëtorët të blinin ushqime në rrugë dhe t’i konsumonin në shtëpitë e tyre.

Urbanizimi dhe ushqimi në rrugë shkojnë paralelisht. Në të gjithë globin, ushqimi në rrugë, ndonjëherë edhe sinonim i ushqimit të shpejtë, është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme pasi popullsia lufton gjithnjë e më shumë për të mbajtur ritmin e jashtëzakonshëm të jetës me stilin e jetesës. Këto ushqime janë të njohura kryesisht sepse janë lehtësisht të disponueshme, dhe mund ti sigurosh me gjysmën e çmimit ose më pak se çdo ushqim tjetër restoranti.

Sot, ndërsa disa ushqime në rrugë janë rajonale, shumë nuk janë, pasi janë përhapur përtej rajonit të origjinës së tyre. Shumë njerëz, të cilët nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj kulturës së ushqimit në rrugë, mendojnë se është jo e shëndetshme dhe joigjenike. Sidoqoftë incidentet e ushimeve të rrugës janë relativisht të ulta në shkallë botërore.

 

Për të mësuar detajet, vizitoni: http://www.tiranastreetfoodfestival.com/