10 arsyet për të vizituar Kosovën

11 Nëntor, 2022 || 201 views

Cilat janë disa nga vendet që duhet t’i vizitoni në Kosovë?!

 

Më poshtë ju sjellim listen e disa prej vendeve më të vizituara turistike në Kosovë

 

Kalaja e Prizrenit është një monument i trashëgimisë kulturore I cili gjendet në qytetin e Prizrenit, Kosovës
Kalaja e Prizrenit konsiderohet si simboli i qytetit të Prizrenit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës. Kalaja e Prizrenit është ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike, Kalaja ngrihet mbi qytetin e Prizrenit sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshit të Dukagjinit.

 

Kalaja e Novobërdës ose Kalaja e Artanës renditet si njëra nga lokalitet më të rëndësishme historike të Kosovës, ndodhet në Artanë qytezë kjo në pjesën lindore të Kosovës. Kalaja e Novobërdës daton në shekullin e 14-të. Kjo dëshmohet nga gjetjet arkeologjike dhe dokumentet. Për shkak të asaj bukurie natyrore që e karakterizon dhe vlerës historike që ka, Kalaja e Novobërdës po tërheqë shumë vizitorë.

 

Brezovica është ndër lokacionet më të vizituara turistike dimërore në Kosovë, gjendet në komunën e Shtërpcës, dhe ofron një linjë të kreshtës që përfshin 39,000 hektarë terrene malore alpine dhe pyje, me një florë dhe faunë mjaft të larmishme dhe të bollshme. Qendra e skijimit “Brezovica” është e hapur për adhuruesit e skijimit gjatë të gjitha stinëve të vitit, ku në verë, sipërfaqja e mbuluar me borë zvogëlohet por prapë lë mundësinë e shfrytëzimit për aktivitete të tjera.

 

Gjeravica me një lartësi mbidetare rreth 2.656 m është maja më e lartë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) në pjesën e Kosovës. Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Deçanit me Shqipërinë dhe është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët e shteteve të ndryshme.

 

Liqeni i Kuqishtës. Quhet Liqeni i Kuqishtës sepse ndodhet mbi fshatin Kuqishtë. Është një liqe malor i cili ndodhet në Malin e Leqinatit në Bjeshkët e Nemuna të cilat shtrihen në pjesën perëndimore të Kosovës. Ky liqen është i njohur në të gjithë Kosovën dhe vizitohet edhe nga vendasit ashtu si edhe nga alpinistët të cilët ngjiten në majat e maleve të tilla.

 

Mali i Zhlebit është një mal i madh në Kosovën perëndimore dhe Komunën e Rozhajes. Mali i Zi lindor është pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, e vendosur midis maleve të Hajlës dhe malet e Mokrës. Pothuajse i gjithë mali është në territorin e Kosovës ku Lumi i Drinit të Bardhë buron nga ky mal.
Maja e saj më e larta quhet Ruselia (shqip: Ruselia / Rusulisë) dhe është e lartë 2,382 m ndërsa e ulëta quhet thjesht Zhleb, me 2,365 m. Këto pjesë janë të mbuluara me pyje të pasura dhe pranë majës ka livadhe.

 

Shpella e Gadimës gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, Kosovë ajo është e gjatë 1500 metra, mirëpo për turistët është i mundshëm eksplorimi i vetëm 1300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet. Shpella e Gadimes njihet si njëra ndër bukuritë natyrore të Kosovë. Brenda shpellës ka edhe dukuri të tjera natyrore siç është liqeni, madhësia e të cilit është 15 deri 25 metra dhe kristale të rralla të ndryshme që nuk gjinden në asnjë shpellë tjetër në botë.

 

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike në Kosovë.Sipas IUCN, zona i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”. Kjo bukuri e rrallë natyrore që gjendet në vendin tone,gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐hidrologjik.

 

burimi: https://aak-ks.com/