10 arsye pse duhet ta vizitojmë Mirditën: (këtë fundjavë)

4 Mars, 2020 || 1212 views

Sipas Dhurata Thanasit, Luga e Argjendtë

1. Për kullat e famshme të Oroshit, Kaçinarit dhe Fanit. Kullat mirditore duhen studiuar në shkollat arkitektures dhe inxhinierisë së ndërtimit për të mos bërë më masakra mjedisore dhe alienë arkitekture!!!

2. Për bukuritë e natyrës, me shpellat më të magjishme për kuriozët dhe zbuluesit e natyrës

3. Kanionin e Shehut në Kurbnesh, Gurin e Gjonit dhe Gurin e Nuses në Fshatin Shëngjin, Mrizin e Shnapremtes, Rrapin e Kaçinarit

4. Për të vizituar vreshtat e Prosekut, Katundit të Ri, dhe veraritë më të mira shqiptare si ajo e Kantinës Arbëri që ndodhet në zemër të Rrëshenit (eksperiencë unike. Me degustim vere dhe rakie të vjetëruar në lis) dhe kantina Prestigj.

5. Për të vizituar mbetjet arkeologjike të një territori antik e të lashtë dhe dyert më të veçanta të kullave mirditore që nga principata e Arbërit ( Dyert e familjeve ne Blinisht, Dukagjin, Gjonmarkaj dhe Bajraktari)

 

6. Për bukurinë dhe hijeshine e kishave katolike (Kisha e Rubikut, Kisha e Oroshit, Kisha e Shpalit etj)

7. Për kostumet tradicionale të grave mirditore dhe këngët dhe vallet e rralla! (mësoni vallen e mirditorit)

8. Për gjithë alpinistët dhe admiruesit e fotografisë, Mirdita është vendi i duhur plot shtigje, lugina dhe natyrë që të le pa frymë!

9. Për të shijuar gastronominë mirditore që nga byreku me arra, mishi i derrit me lakër të zezë gatuar në vorbë, Kurma e derrit, petullat me mjaltë gështenje apo pishe, laknurët me kungull, rakinë e manaferrës dhe thanës, fasulet në vorbë me mish të tymosur, kungullin e pjekur në prush etj (Restorant Marub, Sofra e Kthelles etj)

10. Për mikpritjen e rrallë mirditore! E rrallë!